Zjarri i rënë rreth mesditës së të dielës në kodrat e Radostinës po përhapet me shpejtesi, duke rrezikuar një stallë dhe disa shtëpi. Banorët të tmerruar nga ajo që po ndodh shumë pranë banesave të tyre kërkojnë ndihmën e zjarrfikseve të cilat e kane te pamundur të ndërhyjnë, pasi pjesa më e madhe e tyre janë të angazhuar për të vënën nën kontroll flakët e zjarrit në fshatin Gjorgoz.