Top News – Palmer e Lajçak në Kosovë/ Takim me Kurtin për rifillimin e dialogut me Serbinë
28/05/2021 18:53

Zëvendësndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer dhe i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pritet të vizitojnë Kosovën më 31 maj dhe 1 qershor, për t'u takuar me kryeministrin, Albin Kurti, konfirmuan burimet diplomatike në Bruksel. Arsyeja e vizitës thuhet se është përgatitja për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, dhe konkretisht përgatitja e takimit mes Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Gjatë vizitës së fundit në Brusksel, më 18 maj, kryeministri Kurti kishte deklaruar se takimi me Vuçiçin mund të ndodh diku në mesin e muajit qershor. Ndërkaq, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell kishte deklaruar se shpreson që dialogu në nivel të lartë të ndodhë para 22 qershorit. Vizita e përbashkët e Lajçakut me Palmerin në Kosovë, sipas burimeve diplomatike në Bruksel, do të bëhet edhe për të dërguar mesazhin se SHBA-ja dhe BE-ja bashkëpunojnë ngushtë sa i përket dialogut, dhe kanë qëllime të ngjashme për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Edhe në Kosovë është kërkuar që të ketë një angazhim më të madh amerikan në dialog. Bashkëpunimi mes BE-së dhe SHBA-së është rritur në shumë çështje që prej zgjedhjes së presidentit Joe Biden. Me administratën Biden, BE-ja thotë se e ka “më të lehtë të bashkëpunojë”. Ndërkaq, Ballkani Perëndimor është një rajon ku ky bashkëpunim shihet si i domosdoshëm. Para dy ditësh, Lajçak u takua me Palmerin në Bruksel, ku biseduan për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe për dialogun Kosovë-Serbi. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur në vitin 2011 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ky proces ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Top News – Protestat në Shqipëri dhe Gjeorgji. Tbilisi akuzon BE për qëndrim me dy standarde
21/10 17:27
Top Channel/ Protesta në ditën e nëntë. Tubim më i qetë në rrugën e Durrësit
21/10 16:00
Top Channel/ Protesta në ditën e nëntë. Tubim më i qetë te ministria e Arsimit dhe Kryeministria
21/10 16:00
Top News – Karriget hidhen sërish. Oferta e dytë e Ramës për dialog refuzohet nga studentët
21/10 15:41
Top Channel/ “Dhuna traumatizon të miturit”. Sociologia: Shkakton ankth, stres dhe humbje të besimit
21/10 15:24
Top Channel/ Avokati i Popullit heton dhunën: 118 persona në ambiente me kapacitet për 60
21/10 15:23
Top Channel/ Protestat përfshijnë Greqinë. Studentë kërkojnë uljen e kostos së jetesës e studimeve
21/10 15:21
Top Channel/ Franca nxjerr ushtrinë në rrugë. Mobilizimi para protestave të së shtunës
21/10 15:20
Top Channel/ Fischer: Dhuna nuk sjell zgjidhje. Historiani amerikan: Korrupsioni shqetësim serioz
21/10 15:18
Top Channel/ Kuvendi rikthehet pas protestave. Territorialja në rend dite, Rama udhëton drejt Budvës
21/10 15:14
Top Channel/ Rama: Masa të ashpra për dhunën. Regjistër për protestuesit e dhunshëm
21/10 15:11
Top News- Trazirat në ditën 8, 11 të arrestuar/ Policia ndalon autorin e zjarrit në Komisariatin 3
21/10 15:11
Top Channel/ Pedagogët në protestë. Sindikata shpall bojkot. Protestuesit përmbysin karriget e Ramës
21/10 15:09
Top Channel/ Putin “i bindet” kërkesës së Trumpit: Rusia liron qytetarin amerikan Stephen Hubbard!
21/10 15:06
Top News – Rama: Një pakicë kinse pedagogësh nuk dënojnë dhunën
21/10 15:05
Top News – Rama për studentët: Paguajmë gjysmën e qirasë për ata që plotësojnë kushtet
21/10 14:27
Top News – Sejko garanton qytetarët. ‘Sistemi bankar, plotësisht funksional dhe me likuiditet’
21/10 14:14
Top Channel/ Protestat e dhunshme, Ministria e Drejtësisë merr masa, vendos dritare hekuri
21/10 14:14
Top Channel/ Në Gjirokastër nuk ka bojkot/“Eqrem Çabej” vijon mësimin, rektori:S’e njohim sindikatën
21/10 13:58
Top Channel/ ‘E shtuna ditë e rëndësishme’, Berisha: Rama mendoi se po lante duart me falangat…
21/10 13:57