Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se vendi do t’i nënshtrohet zgjedhjeve të njëpasnjëshme parlamentare, nëse partitë politike nuk gjejnë konsensus për zgjedhjen e presidentit të vendit, në një kohë kur kanë mbetur më pak se një javë nga mbarimi i afatit kushtetues për këtë çështje.