“Dialogu duhet të përmbyllet sa më shpejtë që të jetë e mundur, përmes njohjes reciproke në mes të dy vendeve”, ky është mesazhi I përcjellë nga kryenegociatori I Kosovës në dialogun me Serbinë, Agron Bajrami, gjatë takimit me të dërguarin e BE-së për këtë proces, Peter Sorensen. Diplomati ka sqaruar se kanë rënë dakord për hapat konkretë sa i përket zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri më tani. Përmes një postimi të ministries së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, citohet se në takim është theksuar se Republika e Kosovës është e vendosur në qëndrimin e saj se procesi i dialogut duhet të përmbyllet sa më shpejt që të jetë e mundur, përmes njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, për t’i hapur rrugën integrimit të plotë të Kosovës dhe të gjithë rajonit në Bashkimin Evropian.