Në prag të festës së Kurban Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava u ka bërë thirrje partive politike politike që fushata për zgjedhjet e 7 qershorit të zhvillohet me dinjitet, maturi dhe respekt. Si u ka kërkuar subjekteve politike, të qëndrojnë larg gjuhës së përçarjes dhe urrejtjes, dhe që gara politike të zhvillohet me ide dhe vizion për vendin. Kosova shkon për herë të tretë në zgjedhje parlamentare, brenda një periudhe prej 16 muajsh.