Top News – Milionat nga gjobat e pandemisë/ Mbushet arka e shtetit, policia në aksion
06/04/2021 09:35

Që prej janarit të këtij viti e deri më tani policia ka grumbulluar jo pak, por plot 250 milionë lekë të reja që u janë vendosur qytetarëve apo bizneseve të ndryshme për mosrespektim të masave anticovid. Dhe kjo kryesisht për mosmbajtje të maskës, apo të atyre lokaleve që kanë zhvilluar festa të ndryshme, apo që kanë funksionuar pas orës 22.00. Gjithashtu ka pasur gjoba edhe për grumbullime me më shumë se 10 persona, edhe pse muajin e fundit, kur nisi zyrtarisht fushata ka pasur një lehtësim në numrin e personave, por brenda kriterit të distancës. Gjithsesi, që prej vendimit për mbajtjen e maskës e deri më sot ka pasur një numër të madh të gjobave që u janë vendosur qytetarëve. Dhe ndryshe nga më parë kur gjoba vendosej nga Policia dhe kishte një hapësirë për të mos i paguar, tashmë cdo gjobë prej 3 mijë lekësh të reja faturohet te fatura e energjisë elektrike, cka nënkupton pagesë të detyruar sa herë që qytetari bën pagesën e energjisë. Kësisoj, me një përllogaritje të thjeshtë mund të thuhet se arka e shtetit është mbushur mjaftushëm me të ardhura, që janë siguruar nga ky akti normativ për mbajtjen me detyrim të maskës sapo del nga shtëpia. Gjoba u vendosën nga Policia e shtetit dhe ajo bashkiake, edhe gjatë periudhës së izolimit në fazën e parë të pandemisë, por ato u falën pas një vendimi të vetë qeverisë. Ndërsa në këtë rast, cështja duket më e komplikuar, sepse gjoba përfshihet në faturën e energjisë cka nënkupton pagesë të detyruar.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06