Më pak se dy javë nga zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit në Kosovë, partitë politike vijojnë fushatën zgjedhore. Kreu I LDK, njërherësh edhe kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku bashkë me kandidaten për presidente Vjosa Osmani, kanë mbajtur një tubim me qytetarë në Lugun e Baranit, nga ku ka përcjellë mesazhe për ndryshim dhe mobilizim politik. Abdixhiku ka theksuar se bashkimi i qytetarëve e kthen shpresën në një lëvizje që nuk mund të ndalet.