Top News – Më pak dënime me vdekje/ Pandemia e 2020 frenoi ekzekutimet
21/04/2021 14:05

Amnesty International, Organizata ndërkombëtare për të drejta të njeriut ka deklaruar se viti 2020 ka patur numrin më të ulët të dënimeve me vdekje në dekadën e fundit, pavarësisht se sfidat e krijuara nga pandemia nuk i kanë ndalur 18 shtete për të marrë vendimet me vdekje. Të paktën 483 persona janë ekzekutuar globalisht, çka bën që numri të jetë 26 % më i ulët në krahasim me vitin 2019, është thënë në raportin vjetor të organizatës me bazë në Londër. Në këto të dhëna nuk përfshihen shtetet që klasifikojnë dënimet me vdekje si sekrete shtetërore, apo ato që ofrojnë informacion të kufizuar. Në mesin e këtyre shteteve hyjnë: Kina, Koreja Veriore, Siria dhe Vietnami. Ndërsa Irani, Egjipti, Iraku dhe Arabia Saudite është thënë se janë përgjegjëse për 88 për qind të të gjitha ekzekutimeve. “Teksa bota fokusohet në gjetjen e rrugëve për të ruajtur jetët nga COVID-19, disa qeveri kanë treguar vendosmëri shqetësuese për të ekzekutuar njerëzit, pavarësisht rrethanave tjera”, ka thënë Sekretarja e Përgjitshme e Amnesty International Agnes Callamard. Kina besohet se ekzekuton mijëra persona brenda vitit, duke e bërë atë vrasësin më të madh në botë, ka thënë kjo organizatë në raportin e titulluar Dënimet me vdekje dhe ekzekutimet e 2020.

Top Channel/ Vucic: Jap dorëheqjen në 27 shtator, fushatën e vazhdoj si qytetar i thjeshtë!
15/09 11:29
Top Channel/ SHBA ka vendosur armë në hapësirë: Janë në orbitën e Tokës, sulmojmë nga kozmosi!
15/09 11:05
Top Channel/ NATO rrëzon një dron në Lituani, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme!
15/09 11:05
Top News – NATO rrëzon dronët mbi Lituani. Polonia ngre avionët, Rusia ‘alarmon’ Baltikun
15/09 10:49
Top News – ‘Jam i fortë dhe me IQ të lartë’. Trump del garant: Ju mbroj unë nga IA
15/09 10:18
Top News – ‘Perversë që shkatërrojnë familjen’. Turqia mbyll organizatat LGBT, dhjetëra të arrestuar
15/09 09:56
Top News – Huthit, zotër në jug të Arabisë Saudite. Sulme ndaj bazave ushtarake dhe tre qyteteve
15/09 09:43
Top Channel/ Rusi-Ukrainë, pakt për naftën? Presioni i Trump zbut Zelenskyn
14/09 23:08
Top News- Fluturimi përfundon në tragjedi, avioni rrëzohet dhe shpërthen në flakë
14/09 23:00
Top News- “Dronët rus nuk na trembin”, NATO i tregon dhëmbët Putinit pas sulmit me dron
14/09 22:50
Top News- Korrupsioni e skandalet ‘zhytin’ Ukrainën! Zelensky sërish në hall, buzëqesh Putin
14/09 22:44
Top Channel/ Trump, ultimatum për “AI”, Presidenti amerikan kundër ngadalësimit të ritmit:Ide kineze
14/09 20:00
Top News- Bashkëpunimi me Kinën në AI/ SHBA paralajmëron Serbinë- Zgjidh partnerë të besueshëm
14/09 17:25
Top News- Ratko Mlladiç në PE/ Debat për lartësimin e ‘Kasapit të Bosnjes’ nga Serbia
14/09 16:27
Top Channel/ “Po afroheni pak si shumë me Kinën”, SHBA paralajmëron Serbinë: Kujdes me AI-n!
14/09 15:11
Top News – ‘Ulni ritmin e IA’. Deklarata e shefit të Anthropic shkakton ‘tërmet’ në bursa
14/09 14:05
Top News – Huthit të pandalshëm. Zgjerojnë territorin, sulmet saudite nuk i frenojnë dot
14/09 13:16
Top Channel/Vandalizohet statuja e Charlie Kirk në SHBA, mister autori:Po shihen kamerat e sigurisë!
14/09 12:22
Top News – Putin sulmon trenin diplomatik. Boris Johnson dhe ish-kreu i CIA-s në shenjestër
14/09 12:19
Top News – E djathta ‘frikëson’ pushtetin. Gara në Suedi, e majta kryeson me diferencë minimale
14/09 12:14