Më pak se një javë nga afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, përplasjet mes tre forcave kryesore politike po e çojnë Kosovën drejt një tjetër krize politike. Pas deklaratave për mosmarrëveshje për presidentin, partitë kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur takim virtual me 88 nëndegët e LDK’së në diasporë.