Pas mosdakordësisë me kryeministrin Albin Kurti për një emër për presidentin e vendit, kryetari I LDK, Lumir Abdixhiku, ka folur rreth mundësisë së rikthimit të Vjosa Osmanit në partinë e tij. I pyetur për kushtet për rikthimin e Osmanit në LDK, ai tha se “bashkimi nuk kërkon kushte, kërkon afrim e koordinim” Kuvendi ka afat deri më 28 prill për ta zgjedhur presidentin, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje të reja.