Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në një takim komisioneren për zgjerim të BE, Marta Kos. Në konferencën pasuese, Kurti tha se Kosova po kryen detyrat e saj, teksa foli edhe për dialogun me Serbinë. Ndërkohë, komisionerja Kos tha se nuk ka datë për anëtarësimin e Kosovës, por se vendi duhet të vazhdojë në rrugën e reformave.