Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po e dërgon vendin në zgjedhje të reja. Kreu I AAK, akuzoi Kurtin se po bën lojëra fjalësh me partitë opozitare derisa të afrohet koha për zgjedhje.