Top News- Kryediplomatja e Kosovës ia përplas në fytyrë ministrit serb: Nuk ka Kosovë dhe Metohi
21/10/2025 22:32

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, ka deklaruar se përdorimi i termit “Kosovë dhe Metohija” reflekton ambicie hegjemoniste të Serbisë dhe lidhet me retorikën e periudhës së Sllobodan Millosheviqit. Ajo theksoi se Serbia përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për rajonin për shkak të propagandës dhe politikave të saj që nxisin urrejtje dhe përgatitje për sulme të mundshme ushtarake.“Më lini të bëj të qartë se nuk ka Kosovë dhe Metohi, ajo nuk ekziston zonja dhe zotërinj. Kosova dhe Metohija është një shprehje e qartë e ambicieve hegjemoniste të Serbisë për Kosovën. Thënë thjeshtë është gjuha e vjetër e Sllobodan Millosheviçit dhe atyre që ndjekin atë. Kosova është një demokraci e pastër perëndimore në Ballkan. Mbështetja për NATO dhe SHBA është 99% në vendin tonë. Ne jemi vendi më pro NATO dhe më pro SHBA në botë. Ne jemi mbrojtur nga gjenocidi nga NATO dhe SHBA.”, nënvizioi Gërvalla ndërsa akuzoi drejtpërdrejtë presidentin Vuçiç se po nxit përgatitjen e serbëve për një sulm ushtarak kundër Kosovës. “Në Serbi mund të shohësh murale të mëdha si ky ku shkruhet kur ushtria të kthehet në Kosovë. Pra nuk shkruhet nëse ushtria kthehet por kur ushtria të kthehet, pra ata nuk e fshehin qëllimin e tyre, ata janë të qartë për këtë haptazi, vetëm lënë kohën të hapur.”, tha ajo ndërsa solli si shembull sulmin e Banjskës.

Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë! Ministrat nuk japin dorëheqjen
30/10 12:44
Top Channel/ Dy gardianë nga Kosova, dhunë ndaj të burgosurit: Danimarka rishikon urgjent trajnimet!
30/10 11:09
Top Channel/ “Të mos politizohet vrasja e Arlinda Zekajt” Gërvalla e Sveçla, nuk japin dorëheqje
30/10 10:00
Top News – Protestuesit kërkojnë të hyjnë me forcë në godinën e Qeverisë
30/10 09:39