Një grup qytetarësh protestuan të dielën në prishtinë, kundër kryeministrit Albin Kurti duke kërkuar dorëheqjen e tij. Ata mbanin në duar pankarta ku shkruhej: “Albin Out”, "Keni dështu", "Nuk bëhet", "Të ardhmën time nuk ta besoj, por unë nuk iki, do të rezistoj". Organizatori i protestës, Durim Aliu, shpjegon arsyet se pse kërkojnë dorëheqjen e Kurtit. “Kjo protestë është organizua për me kërkua dorëheqjen e Albin Kurtit” "Kjo protestë është organizua për me kërkua dorëheqjen e Albin Kurtit. Për me kërkua dorëheqjen e këtij njeriu, që prej ditës së parë veç të keqe i ka pru këtij vendi. Për me kërku dorëheqjen e këtij njeriu që përditë po i jep secili armiqve tanë. Me kërku dorëheqjen e këtij njeriu që taksat që ne i paguajmë, ja dërgon dorës që na ka masakru e na ka vra. Me kërku dorëheqjen e këtij njeriu që prodhimet vendore i sulmon, e i dëmton, ama nuk i pengon produktet e Serbisë. Me kërku dorëheqjen e këtij njeriu që nuk ka kërku falje kur na u kanë vra veteranët e invalidët e luftës në protestë" Një protestues thotë se studentët përballen me kushte të vështira dhe se rezultatet e PISA-s tregojnë se arsimi është "pranë fundit". Ndërkohë të tjerë e cilësojnë qeverinë Kurti si më të dobtën që nga fundi i luftës.