15 vjet pas vrasjes së Diana Kastratit është ngritur aktakuzë. Prokuroria Themelore e Prishtinës e ngarkon ish-partnerin e saj për vrasjen, megjithatë, aktakuza është ngritur në mungesë meqë Adnon Jashari ndodhet në Spanjë dhe Kosova nuk ka mundësi juridike ta ekstradojë. Sipas aktakuzës, Jashari “më 18.05.2011 e kishte privuar nga jeta Dianën në mes të rrugës duke e goditur me armë në qafë, në udhëkryqin e rrugëve “Haxhi Zeka” dhe “Xheladin Kurbaliu” në Prishtinë.” Në dy vjetët e fundit të bashkëjetesës, Diana kishte raportuar ish-partnerin në autoritetet e Kosovës për dhunë fizike e psikologjike.