Komisioni Evropian ka konfirmuar se ende nuk ka pranuar nga Kosova kërkesën për pagesën e radhës nga fondet e Planit të Rritjes. Afati për dorëzimin e kësaj kërkese është 15 korriku, ndërsa 30 qershori është dita e fundit e afatit, për zbatimin e reformave të parashikuara për këtë periudhë. Dorëzimi I kërkesës nga autoritetet e Kosovës është një procedurë e kërkuar në rregullat e Planit të Rritjes, ndërsa miratimi I pagesës së kësteve, bëhet pasi Komisioni Evropian të vlerësojë pozitivisht zbatimin e reformave.