Top News- KQZ nuk certifikoi Listën Serbe/ BE e kritikon: Politizimi e dëmton Kosovën
03/12/2025 10:30

Zyra e BE në Prishtinë ka shprehur keqardhje për vendimin e KQZ në Kosovë për të mos e certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Përmes një reagimi në FaceBooj, zyra e BAshkimit Europian shprehet se ‘politizimi I KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e tjera politike është i dëmshëm për procesin zgjedhor që është në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe raportin e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve”. Edhe ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, u shpreh se ndihet i shqetësuar për përpjekjen e aktorëve politikë për të mos e lejuar Listën Serbe të marrë pjesë në proceset zgjedhore. Sipas tij, këto veprime ‘minojnë reputacionin e Kosovës si një demokraci shumetnike dhe dëmtojnë marrëdhëniet me partnerët e saj të ngushtë’. Reagimet erdhën pasi anëtarët e KQZ, në një mbledhje të zhvilluar të marten, nuk e certifikuan Listën Serbe, partinë më të madhe të serbëve të Kosovës. OSBE-ja theksoi se është e shqetësuar për rritjen e polarizimit politik brenda KQZ-së. Sakaq, në lidhje me vendimin reagoi edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, I cili e cilësoi si "plotësisht të papranueshëm" vendimin e KQZ-së. Kjo është hera e tretë që KQZ-ja nuk e certifikon këtë parti. Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lista Serbe fitoi 9 prej 10 ulëse të garantuara për pakicën serbe në Kuvendin e Kosovës. ajo fitoi të gjitha 10 komunat me shumicë serbe në zgjedhjet lokale të tetorit, duke u rikthyer në pushtet pasi i kishte braktisur institucionet e Kosovës më 2022.

Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë! Ministrat nuk japin dorëheqjen
30/10 12:44
Top Channel/ Dy gardianë nga Kosova, dhunë ndaj të burgosurit: Danimarka rishikon urgjent trajnimet!
30/10 11:09
Top Channel/ “Të mos politizohet vrasja e Arlinda Zekajt” Gërvalla e Sveçla, nuk japin dorëheqje
30/10 10:00
Top News – Protestuesit kërkojnë të hyjnë me forcë në godinën e Qeverisë
30/10 09:39