Top News – Kandidatët e subjekteve të vogla/ Roli në zgjedhje dhe shanset që të fitojnë
09/04/2021 11:05

Tashmë që fushata zgjedhore është në kulmin e saj, të gjithë pjesëmarrësit në të, kandidatë apo subjekte politike janë duke bërë llogaritjen parapraka se ku janë me votat e mundshme që mund të fitojnë, apo sa mbështetje gëzojnë në elektorat. Por ndërsa kandidatët e partive kryesore dhe sidomos ata që janë renditur të vendet e para në listë, e kanë të sigurtë mandatin e deputetit edhe për shkak të votave të elektotarit besnik, ndryshon puna për kandidatët e partive të vogla. Subjektet e vogla politike, as ligji zgjedhor nuk i favorizion ndaj, këmbënglulja e drejtuesve të tyre tyre sidomos në kampin e opozitës, ishte përfshirja në renditje të sigurtë në listën e PD. Por nga ana tjetër, edhe pse e dinë mirë peshën që kanë në elektorat, partitë e vogla, depozituan lista shumëemërore kandidatësh thuajse të plota, pra me numër të përafërt me mandatet që dalin në një qark të caktuar. Edhe pse secili kandidat do të ketë një numër të caktuar në fletën e votimit dhe zgjedhësit dhe mbështetësit e tij do e kenë të qartë për kë do votojnë, kjo nuk ndryshon gjë në garë në favor të tyre. Pra roli i kandidatëve të partive të vogla është modest, dhe më shumë i shërben grumbullimit dhe maksimizimit të votave për partinë, sesa fitores individuale. Edhe pse në listat e subjekteve të vogla ka emra kandidatësh që janë personalitete në fusha të ndryshme, gara e ashpër në këto zgjedhje ka ulur ndjeshëm mundësinë e tyre për të marrë një mandat. përjashtim bëjnë disa figura që në vite kandidojnë në të njëjtat zona, dhe kanë lëvizur nga një subjekt në tjetrin. Por ende gëzojnë mbështetje dhe kanë një elektorat që i mbështet në mënyrë të vazhdueshme, pavarësisht se më cilën parti garojnë.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06