Kryetari i degës së Vetëvendosjes në Skënderaj, Hysni Mehani rrëfeu për Breaking në Top Neës sulmin fizik që pretendon se i është bërë nga Sami Lushaku. Ai thotë se në momentin e sulmit ka qenë në kafene me një deputete të Vetëvendosjes dhe aktivistë të tjerë të partisë, kur është sulmuar fizikisht nga kryetari i komunës Skënderaj, Sami Lushtaku dhe katër persona të tjerë. Sipas Mehanit, sulmi ka qenë i paprovokuar. Sinkron mehani Kreu i degës së VV në Skënderaj deklaroi se policia e Mitrovicës është nën presion prej mbështetësve të Lushtakut.