Një ditë pas incidentit të shënuar në komunën e Skënderaj, zëvendësministri i Financave, Hysni Mehani denoncoi se ishte dhunuar nga kryetari i Komunës të Skënderajt, Sami Lushtaku, Kryetari I PDK, Bedri Hamza ka reaguar në rrjete sociale. Hamza ka akuzuar, se Policia e Kosovës, me urdhër të Qeverisë, ka dërguar njësi speciale në Drenicë me prapavijë presioni dhe demonstrimi force. Ai i ka cilësuar si “skena aspak të mira” veprimet e Policisë së Kosovës me njësi speciale.