Aktivistja suedeze 18 vjecare, Greta Thunberg, e cila ka denoncuar tragjedinë e pabarazisë së shpërndarjes së vaksinave, i ka dhuruar 100.000 euro programit Covax për të kontribuar në dozat e vaksinave kundër covid 19. Ajo është angazhuar me fondacionin që ka marrë emrin e saj, për të proceduar me transferimin e parave tëk kompania e vaksinave, e cila do të ndihmojë në blerjen dhe shprndarjen e vaksinave, në një pjesë vulnerabël të popullsisë, dhe punonjës të tjerë shëndetësorë të disa prej vendeve më të varfra të botës.