Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e 16 prillit në Malishevë, ku tre persona, babai 35-vjeçar dhe dy fëmijët 9 dhe 12 vjeç kanë humbur jetën. Rasti ka ndodhur në lagjen “Mirëdita”, ku fillimisht është raportuar se një banesë është përfshirë nga zjarri. Komandanti i policisë në Malishevë, Nazmi Zogaj deklaroi se nuk ka ndonjë informacion për shpërthim të bombolës se gazit, pasi dëshmitarët nuk ka rrëfyer për shpërthim. Autoritet vijojnë hetimet për shfaqet e zjarrit, ndërsa trupat e tre viktimave janë dërguar për ekspertivë mjeko-ligjore.