Nëntë të arrestuar dhe 19 të tjerë në kërkim në Bologna dhe në rajonet e Lombardisë dhe Toskanës në Itali. Ky është bilanci i operacionit policor të koduar “Shoferët”, që e mori emrin nga numri i madh i makinave që u përdorën nga kriminelët, të moshës 20 deri në 30 vjeç, për të sjellë sasi të mëdha droge në sheshet dhe dyqanet në zonën e poshtme të Bolonjës, në kufi me provincën e Ferrara.