Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me Komisioneren për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Marta Kos, deklaroi se ka kërkuar nga kjo e fundit avancim të Kosovës në procesin integrues dhe statusin e vendit kandidat në BE. Kurti theksoi se Kosova nuk kërkon rrugë të shkurtra, por vetëm një proces meritor që reflekton progresin e arritur nga vendi. Gjatë konferencës për media, Kurti vuri theksin edhe tek nevoja për llogaridhënie lidhur me sulmet terroriste të kryera në Banjskë. Ai tha se pa ndëshkimin e përgjegjësve, rreziku ndaj sigurisë mbetet i lartë.