Top News – Gjobitet kandidati i pavarur/ Policia ndëshkon minatorin Elton Dobreshi
06/04/2021 09:36

Elton Dobreshi që ka zgjedhur të sfidojë dy forcat e mëdha të politikës në vend, duke kandiduar si i pavarur në Bulqizë, me kauzën e mbrojtjes së të drejtave të minatorëve është gjobitur nga policia. Efektivët e Policisë së Bulqizës e kanë ndëshkuar me 5 milionë lekë të reja për organizimin e një tubimi në shkelje të masave anti-COVID. Lajmin e njoftoi vetë Debreshi, i cili është një minator i njohur për aktivizmin për të drejtat e punëtorëve. Përmes një postimi në Facebook ai e konsideroi atë si “gjobë politike”. Kandidati i pavarur e shoqëroi postimin me faksimile të vendimit të policisë, i cili mbante datën 2 prill. Gjoba është vendosur për një miting të organizuar nga Debreshi në datën 26 mars në qytetin e Bulqizës. Prej 17 nëntorit 2020, me rekomandim të Komitetit Teknik të Ekspertëve, qeveria ka ndaluar grumbullimet me më shumë se 10 persona si masë parandaluese të përhapjes së COVID-19. Më 24 mars, një ditë para nisjes së fushatës elektorale, Komiteti Teknik i Ekspertëve rekomandoi që masat kufizuese të ndalimit të grumbullimeve të mbeteshin në fuqi, rekomandim që u dha sërish edhe javën e shkuar. Duke e konsideruar në shkelje të Kushtetutës, pasi ndalonte edhe aktivitetet politike, më 4 dhjetor 2020 Partia Republikane (PR) e dërgoi këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese. Kjo më 9 mars vendosi ta pranojë vetëm pjesërisht padinë e PR-së dhe i kërkoi qeverisë të saktësonte afatet e masave.

Top Channel/ “Hetoni Ramën”, një muaj protestë! Eurodeputetët “mësyjnë” në tubim
29/06 23:38
Top Channel/ Protestuesit bëjnë thirrje në kor, brohoritma në ditën e 30-të të tubimit
29/06 23:31
Top Channel/ Protesta, tension te “Politekniku” për një banderolë
29/06 23:22
Top News- Shqipëria e Greqia rrisin bashkëpunimin ushtarak, Nufi takon Dendias
29/06 22:50
Top News- Eurodeputetët i bashkohen protestës/ Banderola e studentëve nxit tensione tek politekniku
29/06 22:49
Top Channel/ Rrëzimi i banderolës, protestuesit “pushtojnë” Politeknikun: Revolucion!Xhama të thyer…
29/06 22:46
Top News- Zjarr në Bashkinë e Cërrikut/ Flakët përhapen me shpejtësi, ndërhyjnë zjarrfikësit
29/06 22:45
Top Channel/ Xhama të thyer e dyer të shkatërruara, çfarë mbeti pas mësymjes në Politeknik
29/06 21:48
Top Channel/ Protestuesit futen në auditorë, thyejnë pajisjet e Universiteti Politeknik
29/06 21:43
Top Channel/ Një muaj protestë, protestuesit futen te “Politekniku”. Momenti i rënies së banderolës
29/06 21:26
Top Channel/ Rivendoset sërish banderola te “Politekniku”, studentët: Ju erdhi fundi
29/06 21:25
Top Channel/ Një muaj protest, studentët hapin banderolën te “Politekniku”
29/06 20:51
Top Channel/ Tensione te “Politekniku”, përplasje fizike mes protestuesve e rojeve të universitetit
29/06 20:50
Top News- “Ju erdhi fundi”, banderola që nervozoi protestuesit tek Universiteti Politeknik
29/06 20:48
Top News-Protestuesit drejt Universitetit Politeknik banderola bie mbi fasadë “nevrikosen” qytetarët
29/06 20:43
Top Channel/ Rihapet “Mbretëresha Geraldinë”! Rama inauguron maternitetin e rinovuar
29/06 20:06
Top Channel/ 1 muaj protestë! Qytetarët sërish në shesh, diskutohet krijimi i një asambleje
29/06 20:02
Top Channel/ Pakësohet gruri, fermerët ulin mbjelljet, çmimi dhe importet po godasin prodhimin
29/06 19:52
Top News- Nuk ndalen procedimet, edhe 31 protestues nën akuzë/ Policia: Bllokuan qarkullimin
29/06 19:52
Top Channel/ Meta, divorc edhe me avokatin! Tërhiqet Kujtim Cakrani: Ka humbur mirëbesimi
29/06 19:50