Kandidati për kryetar të Akademisë së Shkencave, Artan Fuga i drejtoi një letër publike kryeparlamentares, Lindita Nikolla ku i kërkon që Kuvendi të tërhiqet nga amendimi i ligjit për Akademinë e Shkencave. Në letër Fuga argumenton se ndryshimet ligjore të propozuara nga deputetët, Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj po e fusin në kaos Akademinë e Shkencave. “Sado zgjedhje të realizohen, nëse nuk ka kufizime në përsëritjen e mandateve, sikurse e parashikon ligji në fuqi, këto zgjedhje do të mbeten “farsa”, sikurse katër vite më parë do t’i etiketonte edhe kryeministri në atë kohë.” - shprehet Fuga në letër.