Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, pas mbledhjes së Këshillit Drejtues, ka deklaruar se partia e tij e konsideron të përmbyllur kontributin e saj në procesin e përzgjedhjes së presidentit. Ai bëri të ditur se komunikimet me kryeministrin Albin Kurti kanë qenë joformale, kryesisht përmes platformës ËhatsApp dhe pa ftesë zyrtare. Hamza tregoi edhe ofertën e fundit që i është bërë nga Kurti, e cila sipas tij, përfshinte një marrëveshje për postin e kryetarit të Kuvendit në këmbim të votës së deputetëve të PDK-së për presidentin.