Anëtari i partisë Guxo dhe deputeti i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Fatos Geci deklaroi të martën se shpreson që ish Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të dënohet me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Hagës. geci - “Sot dua të përshëndes vendimin e gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit dhe ju që shpresoni që një ditë lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat”. Geci mori fjalën në Kuvend si replikë ndaj fjalimit të shefit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahirit i cili tha se “disa persona kanë filluar të dridhen tashmë kur e kanë ndjerë erën e rikthimit të Thaçit në Kosovë. Fjalimi i tillë i Gecit nxiti reagim të ashpër nga PDK që e cilësuan si fyerje ndaj të gjithë atyre që kontribuuan për çlirimin e Kosovës.