Dy socialistët Arben Pëllumbi dhe Taulant Balla do të udhëtojnë drejt Hagës për t’i uruar Ditën e Pavarësisë krerëve të UÇK-së. Pas disa vizitave të kryeministrit Rama në Hagë, ku shtrëngoi duart me Hashim Thaçin, kësaj herë janë dy deputetët që vijojnë tradiën. Sikurse u paralajmërua edhe në mbledhjen e përbashkët mes kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, delegacioni shqiptar do të niset drejt Hagës për t’i uruar krerëve të UÇK-së 67 vjetorin e lindjes së Adem Jasharit dhe pavarësinë e Shqipërisë.