Top News/ Diskutimet për buxhetin / PD depoziton amendimet e para në Kuvend
11/11/2024 11:52

Diskutimet në Parlament dhe Komisionet Parlamentare të buxhetit të ri 2025, duket se ishin shkaku kryesor i rikthimit të opozitës në Kuvend, duke ‘lënë mënjanë’ mosbindjen civile dhe kaosin. Në të tillë situatë Partia Demokratike ka paralajmëruar një betejë të ashpër për buxhetin e ri, ndonëse sipas tyre nuk kanë vota për ta penguar, por që do të tregojnë para shqiptarëve atë që sipas tyre tregon ky buxhet, të cilin e konsiderojnë buxhetin e vjedhjeve dhe oligarkëve. Por krahas debatit demokratët kanë paralajmëruar se do të depozitojnë edhe propozimet e tyre. Amendamenti i parë i depozituar është ai i deputetes Zheni Gjergji për të mbështetur gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit. Ky amendament parashikon që 600 milionë lekë të përdoren “per rimbursimin e shpenzimeve per protezat e rikonstruksionit te gjirit dhe paruket per grate e diagnostikuara dhe ne trajtimit mjeksore ndaj kancerit te gjirit.” Po ashtu në amendament kërkohet “"çelet nje fond i posaçem per blerjen e nje pajisje PET Skaner dhe dy pajisje akseleratore ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza, Tirane. Fondi i posaçem parashikon te perfshije edhe shpenzimet per mirembatjen ne per qellim funksionimin e panderprere pajisjeve.” Ky amendament mban firmën e 9 deputeteve demokrat. Ndërkohë poashtu demokratët kanë paralajmëruar një amendament për pensionet, por edhe vendosjen e minimumit jetik prej 200 eurosh, si dhe një projektligj për minatorët, të cilët vijojnë të kërkojnë statusin e tyre dhe përkrahje nga shteti.

Top Channel/ Alarmi i Veliajt: Jam né burg me vrasés serialë!
28/10 23:24
Top Channel/ Nga gjoba te “lista e zezë”! Miratohet paketa anti-dhunë, të gjitha ndryshimet
28/10 23:22
Top Channel/ Shqipëria abstenon për Kubën në OKB, miratohet rezoluta për embargon amerikane
28/10 23:19
Top Channel/“Kushte skandaloze”,avokati i Veliajt pas takimit në burgun e Fierit:Në një korridor me…
28/10 22:23
Top Channel/ ‘Pa ujë e drita rrethuar me vrasës serial’, letra e Veliajt pas transferimit në burgun…
28/10 22:21
Top News- Rregullat e reja për protestat/ Rriten gjobat, ndalohet maskimi, kompensim bizneseve
28/10 22:10
Top News – Ambasdorja e BE takime në Kuvend/ Diskutime me Ballën për procesin e anëtarësimit në BE
28/10 21:53
Top News- Studentët në kërkim të mbështetjes/ Marshimi zhvendoset në korridoret e universiteteve
28/10 21:51
Top News- Republikanët letër Rubios për zyrtarët shqiptarë të korruptuar, kërkojnë masa urgjente
28/10 21:36
Top Channel/ Shtohen rastet me grip, ISHP: Qarkullojnë Covid dhe AH1N1
28/10 19:59
Top Channel/ Protesta, hyn në lojë antiterrori. Arrestohet një person dhe 17 të proceduar
28/10 19:54
Top Channel/ Shpëton syri i Erion Vishkullit, Ministria e Shëndetësisë: Operacioni kaloi me sukses
28/10 19:51
Top Channel/ Protesta e studentëve, për të tretën ditë radhazi shmangen incidentet
28/10 19:49
Top Channel/ Kufizim vizash zyrtarëve shqiptarë, dy kongresmenë amerikanë letër Rubios: Masa…
28/10 19:38
Top News – Apeli ‘siguron’ bojkotin e GJKKO. Avokatët mund të marrin pjesë pa rrezikuar licencën
28/10 18:00
Top Channel/ Protestohet në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, hidhen fishekzjarr drejt policisë
28/10 17:31
Top Channel/ “Urgjencë kombëtare”/ Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, protestohet në Kosovë
28/10 16:33
Top News – Rama konfirmon paketën fiskale, por me tre ‘retushime’ të vogla për nivelin e tatimit
28/10 15:32
Top Channel/ Kroacia bllokon ushqimet shqiptare. Fiqtë e thatë me aflatoksina, specat me pesticide
28/10 15:29
Top News- ‘Rrëmbim dhe cenim të drejtash’. U zhvendos në burgun e Fierit, Veliaj: Transferim politik
28/10 15:27