Propozimi I kongresmenit republikan amerikan, Keith Self, që Shtetet e Bashkuara të ushtrojnë presion ndaj Greqisë për ta rishqyrtuar qëndrimin ndaj Kosovës dhe për të mos i penguar për anëtarësim në NATO, nuk ka arritur të marrë mbështetjen e kolegëve të tij në një mbledhje të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit.