Ka përfunduar pa një marrëveshje për presidentin e ri të vendit takimi mes kryeministrit Albin Kurti, dhe kryetarit të partisë Lidhja Demokraike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ndërsa palët paralajmëruan se ky është takimi I fundit mes tyre. Teksa foli për mediat pas takimit, Kurti, tha se kryetari i LDK-së, nuk i pranoi ofertat e tij për një marrëveshje, ndërsa tregoi se ai tashmë i ka shkruar liderit PDK, Bedri Hamzës për një takim të mundshëm. kryetarit të LDK, Lumir Abdixhiku tregoi edhe ofertat e kryeministrit Kurti për marrëveshjen e presidentit Takimi Kurti-Abdixhiku vjen teksa afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit do të skadojë më 28 prill, dhe nëse nuk përmbushet, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.