Pas Italisë dhe Australisë, Koreja e Jugut është bërë vendi i radhës që bllokon aplikacionin kinez të inteligjencës artificiale, njohur si DeepSeek. Vendimi është marrë nga Komisioni i Mbrojtjes së të Dhënave, që tha se ka pezulluar aksesin tek ky aplikacion mbi bazën e shqetësimeve në rritje mbi përdorimin e të dhënave të përdoruesve. Aplikacioni do të zhbllokohet pasi të bëhen përmirësime në përputhje me ligjet e privatësisë së Koresë së Jugut, tha Komisioni.