Ish-showgirl britanike dhe protagonistja e skandalit Bunga Bunga me ish-kryeministrin italian Silvio Berlusconi, Nicole Minetti, po përballet me një hetim të ri nga autoritetet italiane. Minetti ishte më parë e dënuar për rekrutimin e prostitutave për festat e famshme seksuale të Berlusconit rreth 15 vjet më parë. Në shkurt, ajo mori një amnisti presidenciale pas apelimit të dënimit me burg, por raportime e fundit tani sugjerojnë se amnistia mund të jetë dhënë mbi pretendime të rreme, shkruan The Sun. Autoritetet italiane po hetojnë nëse bashkëpunëtorët e Berlusconit kanë gënjyer për të siguruar amnistinë. Minetti kishte marrë një dënim prej pothuajse tre vitesh në 2019 për sigurimin e punonjëseve seksuale për festat Bunga Bunga, si dhe një dënim 13-mujor për keqpërdorim të fondeve publike, por nuk shkoi kurrë në burg dhe u urdhërua të kryente shërbim komunitar.