Top Channel/ Foto me armë para sulmit ndaj Trump, autori bëri “selfie” me granata
29/04/2026 23:08

Pamje të reja të publikuara nga autoritetet amerikane tregojnë të dyshuarin Cole Tomas Allen duke bërë foto në një dhomë hoteli, pak para sulmit me armë gjatë darkës së gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Në foto shfaqet 31-vjeçari i armatosur në dhomën e tij të hotelit, duke pozuar para pasqyrës me disa armë të lidhura në trup, përfshirë një thikë dhe një çantë me municion. Prokurorët i dorëzuan këto prova së bashku me detaje të reja mbi veprimet e tij para incidentit të 25 prillit, duke kërkuar që Allen të mbetet në paraburgim deri në gjyq. Sipas hetimeve, Allen kishte me vete një pistoletë gjysmë-automatike, një armë gjahu me pompë dhe tre thika, teksa kaloi me forcë një pikë kontrolli sigurie gjatë aktivitetit të së shtunës në mbrëmje. Gjatë incidentit, presidenti Trump, zëvendëspresidenti JD Vance, anëtarë të kabinetit dhe zyrtarë të tjerë u evakuuan me urgjencë nga salla e hotelit Ëashington Hilton, pasi u dëgjuan të shtëna me armë. Një agjent i Shërbimit Sekret u plagos, por jo rëndë. Allen kishte bërë foto të vetes në dhomë duke veshur rroba formale dhe pajisje si mbajtëse arme në shpatull, pincë dhe prerëse telash, të cilat më vonë u gjetën në posedim të tij. Autoritetet pretendojnë se për rreth 30 minuta më pas, ai kishte kontrolluar disa faqe interneti për transmetime live të darkës dhe për praninë e presidentit. Më pas, ai zbriti drejt sallës ku po zhvillohej aktiviteti. Prokurorët thonë se Allen kishte hedhur një pallto të gjatë të zezë që fshehte armën e gjahut, përpara se të sulmonte pikën e kontrollit të sigurisë me armën e ngritur. Ai kaloi me vrap përmes detektorit të metaleve duke mbajtur armën me të dyja duart. Dokumentet e reja zbulojnë gjithashtu se Allen kishte mbajtur shënime në telefon mbi udhëtimin e tij nga Kalifornia drejt Uashingtonit, duke përshkruar edhe peizazhe që kishte parë gjatë rrugës. Prokuroria e cilëson sulmin si të paramenduar dhe nwse shpallet fajtor, Allen rrezikon burgim të përjetshëm.

Top Channel/ Lirohen 5 “terroristët”. Hetimi në Britani vijon pas alarmit pranë bazës ajrore
29/09 15:32
Top Channel/ Moska i shkruan NATO-s: “Do e mbrojmë me thonj Kaliningradin”; vjen përgjigja!
29/09 15:20
Top News – Prek tokën si stuhi e kategorisë 3 / Uragani Polo godet Meksikën, kërcënon SHBA-në
29/09 15:10
Top News – Vizitë sekrete në Emiratet e Bashkuara / Netanyahu ‘me mision’, konfirmon Abu Dhabi
29/09 15:02
Top News – 10 mijë koreanoveriorë drejt luftës/ Zelenski konfirmon: 8 mijë trupa janë tashmë në Rusi
29/09 14:45
Top News – Asnjë kontakt me botën deri në 2038 / Murgu nis izolimin 12 vjeçar në tempullin budist
29/09 14:37
Top Channel/ Franca “në flakë”: Studentët përleshen me policinë, protesta për kushtet në shkolla!
29/09 14:33
Top News – Irani: Trump, ky gënjeshtar i madh! ‘Nëse ne nuk shesim naftë, askush tjetër nuk mundet’
29/09 14:19
Top News – Ekzekuton gruan e parë pas 200 vitesh / Tennessee ‘bën gati injeksionin’, vrau 18 vjeç
29/09 13:50
Top News – NATO bën thirrje për qetësi…Rusia, sulm mbi kompaninë estoneze të mbrojtjes
29/09 13:49
Top News – Shkrumbohet fabrika e fishekzjarreve / Skenë apokaliptike, të paktën 14 të vdekur në Rusi
29/09 13:46
Top News – Shiu nuk pushon prej 34 ditësh…Rekord, periudha më e gjatë në historinë e Tokios
29/09 13:45
Top News – Asnjë lehtësim sanksionesh për Iranin! Trump nuk ofron asgjë, Teherani gati për bisedime
29/09 12:43
Top Channel/ Anthropic paralajmëron për AI, modele që i rezistojnë fikjes dhe manipulojnë
29/09 12:28
Top Channel/ Trump mbledh krerët e AI/ Në Kongres shtohen kërkesat për mbikëqyrje, për sigurinë
29/09 12:17
Top News – OpenAI bën hapa prapa / Anulon modelin më të ri, shqetësime mbi sigurinë
29/09 12:08
Top Channel/ “Ikën” vetoja? KE propozon kufime për anëtarët e rinj, Von der Leyen vjen në Ballkan!
29/09 12:04
Top News – Breshëri dronësh reaktivë mbi Ukrainë / Raketa mbi Akademinë e Shkencave në Kiev
29/09 12:02
Top News – Trupat amerikane largohen nga Iraku / I hapin rrugë Iranit, tërheqje pas dy dekadash
29/09 12:00
Top News – Një shtet i huaj i përfshirë në komplot / Britani, lirohen pesë të dyshuarit e arrestuar
29/09 11:58