Të paktën gjashtë anije kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të transportit detar, ndërsa vijon tensioni mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për rihapjen e kësaj rruge ujore jetike për ekonominë globale. Sipas të dhënave nga kompanitë e monitorimit detar, anijet kanë kaluar kryesisht nëpër ujërat territoriale iraniane. Mes tyre ishte edhe cisterna kimike “Vast Plus”, e cila ndodhet nën sanksione amerikane. Shumica e mjeteve lundruese ishin anije mallrash të thata, ndërsa nuk është e qartë nëse ka pasur kalime të tjera.