moderatori Jimmy Kimmel ka reaguar me një mesazh të qartë “Shfaqja vazhdon”. Në episodin e fundit të Jimmy Kimmel Live!, komediani përdori satirën për të ironizuar presidentin. Kimmel u ndal te një deklaratë e Trump gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë, ku ai bëri shaka për martesën e tij me Melania Trump. Komediani e komentoi me ironi, duke ngritur pyetje për deklaratat e presidentit dhe duke theksuar kontradiktat në qëndrimet e tij.