Top News/ BE tjetër mesazh Albin Kurtit: Duhet dialog, urat janë bashkuese e jo përçarëse
10/08/2024 17:18

Ndërkombëtarët vijojnë të këmbëngulin ndaj qeverisë kosovare të Albin Kurtit, që të mos marrë masa që sipas tyre janë të pakoordinuara me ta, dhe që mund të cënojnë sigurinë në veriun e Kosovës. Për këtë, zëdhënësi I Bashkimit Europian, Peter Stano ka dalë në një tjetër konferencë, ku kërkon zgjidhje të dialoguar, edhe për hapjen e urës së Ibrit që lidh Mitrovicën e veriut me atë të jugut. “Urat zakonisht i bashkojnë njerëzit. Fatkeqësisht, situata që kemi në veri të Kosovës është rezultat i një numri të madh rrethanash të vështira politike. Prandaj ne vazhdimisht kemi thënë se është një çështje shpërthyese, një çështje problematike, dhe si të gjitha çështjet problematike, duhet të zgjidhet me dialog, sepse nëse keni një problem, atëherë e zgjidhni me dialog, jo me vendime të njëanshme”, tha Stano. Zëdhënësi I Be u ndal edhe tek qëndrimi i vendeve të QUINT, duke thënë se ambasadorët e tyre i kanë thënë kryeministrit Albin Kurti, të mos bëjë lëvizje të njëanshme dhe të mos e hapë urën, por mesa duket ai është i vendosur për ta bërë këtë. “Prandaj thamë “jo, do të ketë efekte shumë negative të BE-së dhe sipas disa masave të SHBA-së për shkak të tërheqjes së përsëritur dhe të provuar të lëvizjeve që çojnë në përshkallëzim”, tha Stano.

Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë! Ministrat nuk japin dorëheqjen
30/10 12:44
Top Channel/ Dy gardianë nga Kosova, dhunë ndaj të burgosurit: Danimarka rishikon urgjent trajnimet!
30/10 11:09
Top Channel/ “Të mos politizohet vrasja e Arlinda Zekajt” Gërvalla e Sveçla, nuk japin dorëheqje
30/10 10:00
Top News – Protestuesit kërkojnë të hyjnë me forcë në godinën e Qeverisë
30/10 09:39