Një person është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në Prishtinë, pasi dyshohet se ka kanosur një qytetar tjetër pas një mosmarrëveshjeje. Sipas Policisë, ngjarja e paprecedentë ka ndodhur të dielën rreth orës 17:20. Pas përshkallëzimit të situatës, policia ka ndërhyrë menjëherë. Ndërkohë, gjatë kontrollit nga uniformat blu të Kosovës, personit që kanosi i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, si dhe 45 fishekë.