Top News/ Aksident tragjik me tre viktima / Makina bie në liqen, policia e Kosovës kërkon kujdes
06/10/2024 17:25

Tre persona kanë humbur jetën, pasi makina me të cilën po udhëtonin ra në liqenin e Badocit. Policia e Kosovës tha se aksidenti ndodhi në orët e vona të së shtunës në rrugën Gjilan-Prishtinë. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se pas marrjes së informacionit për këtë aksident, Policia e Kosovës ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Me ndihmën e Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe ekipeve të zjarrfikësve, makina së bashku me trupat e pajetë janë nxjerrë nga liqeni i Badocit. “Aktualisht, ekspertët e fushës janë duke bërë hetime për të zbuluar shkakun e aksidentit”, tha Sveçla. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të drejtojnë makinat me kujdes, me qëllim që të shmangen aksidente të tilla. Në një deklaratë për shtyp policia e kosovës sqaroi se aksidenti me pasoja fatale ka ndodhur rreth orës 23 të mbrëmjes. Në aksident ka qenë i përfshirë një automjet në lëvizje dhe ekipi mjekësor që arriti menjëherë në vendin e ngjarjes konfirmoi vdekjen e tre personave që gjendeshin në mjet. Pamje: AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48
Top Channel/ Pezullohen 7 policë për reagimet në protestë. Caka: 55 ankesa, 4 të tjerë nën hetim
23/10 15:45
Top Channel/ Protestë me bluza të bardha, i riu te Mjekësia kundërshton akuzat Ramës
23/10 15:44
Top Channel/ Rama: Dhuna nga Antifa dhe fonde nga Irani. Dalin emrat e të përfshirëve në vandalizëm
23/10 15:43
Top News – Rama e nxorri me precedentë penalë, i riu tregon dëshminë e penalitetit-Jam i padënuar
23/10 15:36
Top Channel/ Vartës të Belinda Ballukut, pas Verdhos, edhe Gentian Gjyli në SPAK
23/10 15:08
Top News- Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Shtyhet seanca ndaj Ervis Shkambit dhe xhaxhait të tij
23/10 15:01