Në harkun kohor të një muaji, në sitën e vettingut kaluan 11 magjistratë, pjesa më e madhe e të cilëve u konfirmuan në detyrë dhe vetëm një u shkarkua pasi nuk përmbushi tre kriteret e vlerësimit të figurës. Të shkarkuarit e vettingut, gjithsesi po lenë gjurmët e tyre në drejtësi. Tkurrja e hartës gjyqësore e cila pritet të hyjë në fuqi gjatë vitit të ardhshëm, u ndikua nga shkurtimet në trupën gjykuese që solli vettingu. Vakumi i krijuar në gjyqësor, që prej vitit 2018 kur organet e vettingut filluan punën, konsiderohet i madh.