Prokuroria ka marrë dëshminë e 6 mjekëve dhe infermierëve, lidhur me hetimet që po kryen për vdekjen e të riut 32-vjeçar Lear Kurti, për të hedhur dritë mbi një pjesë tjetër të hetimit që lidhet me gjendjen në të cilën ka shkuar ai në spital dhe mbi veprimet e mjekëve. Bazuar në dëshmitë që bluzat e bardha kanë dhënë para prokurorëve prej 4 orësh, mjekët kanë thënë se I riu ka mbërritur I pajetë në spital.