Britania e Madhe dhe Gjermania kanë rënë dakord të zgjerojnë bashkëpunimin ushtarak përmes përdorimit të Inteligjencës Artificiale. Lajmi u bë i ditur nga Sekretari Britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting, në një shkrim për gazetën gjermane “Frankfurter Allegemeine Zeitung”, përpara takimit me homologun e tij gjerman, Boris Pistorius, në Berlin. Duke folur për median gjermane, Sekretari Britanik i Mbrojtjes tha se të dyja vendet do të zgjerojnë projektet e përbashkëta të sigurisë kibernetike, duke përfshirë edhe zhvillimin e teknologjisë së AI.