Studentët e Politeknikut prinë javën e katërt të protestës studentore në kryeqytet, duke marshuar drejt Universitetit të Tiranës, të Arteve dhe Mjekësisë me thirrjet për bashkim. Nga fakulteti i ekonomisë te histori filologjia, drejtësia, shkencat e natyrës e programet e shëndetësisë rrugët e Tiranës oshëtinin nga të rinjtë që kërkonin mbështetjen e studentëve që ishin rikthyer në auditor; ku mësimi u ndërpre e disa prej tyre u bënë pjesë e grupimit të protestuesve.