Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar një prej sasive më të mëdha të drogës në historinë e vendit, prej 10 ton kokaine. Ngarkesa gjigante u gjet brenda dy magazinave në zonën industriale e Elaborador Ciko në qytezën bregdetare sipas të dhënave të para nga garda civile dyshohet se kjo qendër e madhe logjistike menaxhohej nga një organizatë kriminale me origjinë shqiptare. Mediat spanjolle raportojnë se sasinë e madhe të drogës nuk e zbuloi policia. Por një gabim njerëzor. Një punëtor që po manovronte një pirull ngritës gjatë lëvizjes së paletave përmbysi aksidentalisht njërën prej tyre.