Agjensia Shtetërore e Kadastrës, po shkon drejt dixhitalizmit të plotë dokumentacionit të pronave. Gjatë raportimit në komisionin Parlamentar për Nismat Qyetare, Drejtoresha e Përgjithshme Lorena Goxhobelli bëri me dije se ASHK ka përshpejtuar ndjeshëm proceset e digjitalizimit, regjistrimit të pronave dhe formalizimit të të drejtave të pronësisë, duke shënuar rezultate rekord gjatë vitit 2025 dhe në nëntë muajt e parë të vitit 2026. Sakaq ka përfunduar regjistrimi fillestar i 95.6% të territorit të vendit. ASHK ka arritur të përfundojë rreth 80 zona në vit gjatë dy viteve të fundit. Objektivi është që regjistrimi fillestar të përfundojë plotësisht brenda vitit 2027, një vit përpara afatit të përcaktuar në objektivat kombëtare.