Çfarë i ndodh shoqërisë kur mendimi i lirë është vepër penale dhe dënohet si krimmendim? Kryevepra e George Orëell, “1984” që përshkruan si pushteti kontrollon çdo aspekt të jetës së njerëzve u shfaq premierë në Teatrin Eksperimental nën regjinë e Dino Mustafić. “Big Brother-in” (Vëllain e Madh) askush nuk e njeh por, ai di çdo gjë për të gjithë qytetarët, që janë të survejuar nhë çdo moment. Ndërsa Ministria e së Vërtetës kujdeset që historia të rishkruhet me kujdes në fuksion të propagandës së sistemit totalitar. Por një prej zyrtarëve të këtij institucioni, Uinston Smith, interpretuar nga Rafael Hoxhaj ëndërron për lirinë dhe guxon të rebelohet… por pasojat janë më të rënda se ç’ia merr mendja.