Një grup të rinjsh dhe qytetarësh protestuan edhe këtë të hënë. Tubimi nisi gjatë ditës ku një grup studentësh u mblodhën rreth orëve të mesditës fillimisht para Universitetit Politeknik e më pas vijuan marshimin në fakultete e tjera në Tiranë duke hyrë nëpër auditorë dhe duke kërkuar ndërprerjen e procesit mësimor. Kjo pasi pjesa më e madhe janë rikthyer sërish në auditorë,. Ndërkohë protesta vazhdoi deri në orët e pasdites ku protestuesit edhe pse të pakët qëndruan para godinës së kryeministrisë, duke përsëritur kërkesat e tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama.