Një operacion antidrogë u zhvillua mbrëmjen e të hënës në Devoll, ku dy të rinj përfunduan në pranga, pasi po transportonin lëndë narkotike me qëllim shitjen. Operacioni i koduar “Befasia 2” u ndërmor pas dy muajsh hetime nga ana e agjentëve të seksionit të Narkotikëve, ndërsa u arrestuan një 28 vjeçar dhe një 27 vjeçar.