Kryetarë dhe përfaqësues të komunave të Kosovës janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën e thirrur nga Asociacioni i Komunave të Kosovës. Në protestë janë parë kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, si dhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, së bashku me përfaqësues të tjerë të nivelit lokal.